Me nutricionistin Altin Joka diskutojmë për problemet që sjell kapsllëku në organizëm, çfarë sëmundjesh shkaktohen nga mostrajtimi i tij për një kohë të gjatë dhe cilat janë mënyrat më efikase për të shpëtuar nga ky problem…
Të gjithë në jetën tonë kemi vuajtuar më shumë se një herë nga problemet me jashtëqitjen, kapsllëku i cili në gjuhën mjekësore njihet me termin konstipacion. Si manifestohet konstipacioni, kur mund të themi që vuajmë nga ky problem? Cilat janë disa nga shenjat dhe stadet e shfaqjes? Shkaktohet vetëm nga shkaqe fizike apo dhe psikologjike? Cili është ndryshimi midis një zorre të irrituar dhe kapsllëkut?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, i cili tregon disa nga problemet serioze shëndetësore që sjell konstipacioni nëse nuk marim masa në kohë. Mënyra dhe sugjerime si mund të shpëtojmë prej tij, cilat janë ato ushqime që e përkeqësojnë këtë gjendje dhe që duhen evituar dhe cilat janë ato ushqime që duhen konsumuar më së shumti.