Si të përgatisim dromkat, receta tradicionale sipas znj.Albana

5 Tetor 2022, 10:59

Dromsa

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 10 kokrra vezë
  • kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Marrim miellin e sitim dhe e përziejmë me pak kripë. E vendosim në tavolinën e gatimit. Krijojmë një gropë në mes të miellit dhe fillojmë të hedhim me radhë të gjitha vezët duket I trazuar derisa të krijohet një brumë as I fortë e as I butë. E ndan brumin në tre topa. I mbulon me një pecetë të pastër. Merr topin e parë të brumit sipër shoshës. Brumi bie poshtë kokrra kokrra. Kështu vepron edhe me masën tjetër të mbetur. E merr  dhe e hap që të thahet. Pasi thahet mblidhet në qese pëlhure. Dromsat mund të gatuhen si pilaf, si supë me mish apo pa mish sipas dëshirës.