Si të përgatisni trahana tradicionale me kos (të thartë) sipas znj. Albana

4 Tetor 2022, 11:00

Trahana tradicionale me kos (të thartë)

Përbërësit:

  • 1 kg miell i butë tip 00
  • 500 ml kos dele i bërë vetë (ose farë trahanaje të vjetër)
  •  kripë

Përgatitja:
Sitim mirë miellin dhe në mes të sasisë hapim një gropë. Shtojmë kosin që më parë e kemi përzier me pak kripë. Zëmë brumin dhe e punojmë derisa të përftojmë një masë të njëtrajtshme. Më pas, brumin e vendosim në një enë të thellë inoksi ose druri dhe e mbulojmë me një kapak apo qese kuzhine. E lëmë të vijë për gati 36 orë. Pas kësaj kohe, trahanaja e ka shtuar masën e saj gati 3-4 fish. E hapim në shtresa të vogla katrore me gjerësi 10 cm dhe trashësi 50 mm dhe e vendosim të thahet nëpër tepsi apo mbi sipërfaqe të tjera, si për shembull mbi tavolinë. E lëmë të thahet dhe më pas e thërrmojmë me duar.