Si ti ndihmojmë miqtë me 4 putra të përballojnë të nxehtin, flet veterineri Marvin Brahja

11 Korrik 2019, 12:34

Kafshët nuk na kërkojnë asgjë, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të përkujdesemi për ta, sidomos në këtë stinë, ditët e nxehta të së cilës, i ndiejnë edhe miqtë tanë me 4 putra. Pavarësisht dashurisë që mund të ndiejnë për kafshët e tyre shtëpiake, shumë kafshëmbajtës nuk kanë informacionet e duhura se si duhet ti ndihmojnë qentë apo macet e tyre për të patur kushte sa më optimale përsa i përket temperaturës. Me mjekun veteriner Marvin Brahja në një shëtitje në parkun e liqenit artificial, kemi marrë disa këshilla tejet të vlefshme në prani edhe të qenushes së tij Mia. E para që na vjen nga doktor Brahja është kërkesa për të mos i qethur qentë apo macet, kjo për arsyen se me këtë veprim po kontribuojmë më shumë që ata të kenë më shumë vapë.

"Kafshët nuk kanë vapë nga qimet, por kanë frikë ngaqë nuk kanë gjendra djerse. në momentin që mendoni se qenushi apo macja ka vapë nga qimet dhe tentoni që ta qethni, është 100 % e gabuar, sepse në momentin që do ta bëni këtë ata do të kenë më shumë vapë. Kjo për faktin se vetë qimet shërbejnë si mbajtëse të ajrit, si kondicioner dhe bëjnë atë termoizolimin. Pra temperatura shumë e lartë jashtë nuk është se futet njësoj me temperaturën e trupit poshtë. Në momentin që ne i heqim qimet, temperatura si e trupit dhe e ambientit bëhet njëlloj. Pra është e gabuar që ti qethim ato.", - tha veterineri për "Rreze Dielli"