“Sillet si boss e miliarder! “- Aktorja Eva Alikaj zbulon bisedën me Ermal Mamaqin: S'të llogarit fare

11 Korrik, 10:06 | Përditesimi i fundit: 2022-07-11 18:03:41

Në deklaratën e saj Eva nuk ngurroi të ironizonte Ermalin duke e cilësuar me fjalët ‘boss’ dhe ‘miliarder’. Ajo tha se ka respekt për atë si komedian por shtoi se ‘nuk e di se çfarë bën ai tani’. “Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliardri. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai. Po ai është privat. Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri rol. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën. Kam respekt për atë që bën. Kërkon rol dhe nuk të japin. Të rrijë edhe urtë? Në vend që të bëj prova jam në plazh. Unë jam aktore që mund të jap. Kur them unë janë edhe të tjerë.”

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha