Speca me gjizë në tigan nga zonja Albana

27 Shtator 2022, 12:34

Speca me gjizë në tigan

Përbërësit:

  • 4 speca të kuq
  • 4 speca jeshil
  • 2 domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • 500 gr gjizë
  • 2 lgj vaj luledielli
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë specat nga farat dhe më pas i presim në copëza. I kaurdisim për pak minuta derisa të zbuten lehtë dhe më pas shtojmë domatet e grira në rende. Shtojmë hudhrat e shtypura dhe vendosim kapakun. Në fund shtojmë gjizën, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim me majdanoz.