Speca të kuq me salcë kosi nga zonja Albana

13 Korrik 2022, 12:11

Speca të kuq me salcë kosi

Përbërësit:

  • 4 speca të kuq
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • ½ tufë majdanoz
  • 250 gr salcë kosi
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Pastrojmë specat nga farat dhe i vendosim të piqen. Më pas largojmë lëkurën dhe i presim në copëza mesatare. Tek salca e kosit shtojmë hudhrat e shtypura, vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E trazojmë salcën më specat dhe e kemi gati për t'a servirur.