Speca të mbushur nga zonja Albana

30 Shtator 2022, 10:36

Speca të mbushur

Përbërësit:

  • 4 speca
  • 2 patate
  • 1 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 presh
  • 2 domate
  • 200 gr oriz
  • 300 gr mish të grirë
  • 1 ls sheqer
  • Bimë aromatike
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht specave u presim pak fundoren dhe heqim kapakun me farat, ndërsa patatet i pastrojmë dhe i presim në formë gjysmë hëne.

Grijmë imët qepën, preshin dhe fundoret e specave. Në një tigan me bazë të gjerë ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën, preshin dhe specat e grirë. Më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pas 2-3 minutave shtojmë mishin e grirë dhe domatet e grira në rende. Hedhim pak ujë, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike dhe e lemë harxhën të gatuhet.

Vendosim specat në tavë dhe fillojmë i mbushim, në hapësirat mes specave vendosim patatet, të cilat sipas dëshirës mund t’i tiganisim me pak vaj, kripë dhe piper. Shtojmë në anë të tavës1 gotë ujë, i mbulojmë me një letër kuzhine dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Më pas largojmë letrën e kuzhinës dhe e lemë tavën në furrë dhe për 10 minuta të tjera.