SPECIALE/ Studentet që agjëruan larg familjes deri në Fitër Bajram

3 Maj 2022, 21:15 | Përditesimi i fundit: 2022-05-04 07:12:27

Ka përfunduar agjërimi i Muajit të Ramazanit me kremtimin e ditës së Fitër Bajramit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfërit, për ta festuar së bashku këtë festë. Report Tv sjell eksperiencën e dy vajzave të reja. Albana dhe Florida janë studente. Pavarësisht se larg familjes ato nuk e kanë arritur ta përmbyllin me sukses atë që konsiderohet rrugëtim të përsosjes shpirtërore.