Studentja shqiptare që jetoi një vit me një familje kineze

25 Janar, 11:15

TIRANË- Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ treguam historinë e studentës shqiptare që zgjodhi të studiojë në Kinë dhe jetoi një vit me një familje kineze. Rexhina Vlashi rrëfeu më tepër për eksperiencën e saj atje.  

‘’  Pasi mbarova Bachelorin kisha dëshirë që të bëja një vit praktikë për degën time dhe për këtë arsye vendosa që të shkojë diku larg. Dhe në këtë mënyrë unë aplikova për një vend praktike në Kinë ku gjeta dhe një familje kineze ku të qëndroja ndërkohë që bëja praktikën dhe mësova dhe gjuhën kineze” tha ajo.

Ndër të tjera ajo tregoi eksperiencën e të jetuarit me një familje kineze:

“Ata kishin gatuar ushqime tradicionale kineze, një nga këto ishte ‘hotpot’ ishte hera parë që e provoja, edhe pse nuk më erdhi aq këndshëm për shkak se ndryshonte goxha nga ushqimi ynë mesdhetar por ishte goxha I shijshëm, me kalimin e kohës u mësova me këtë lloj ushqimi. Kjo familje përbëhej nga katër veta, ihste babai, mami,djali vogël, ishte dhe gjyshja dhe kishin një marrdhënie goxha të ngushtë me njëri-tjetrin dhe më mirëpriten si pjestare të familjes” u shpreh ajo.

Por si ia doli të komunikonte me ta?

“Ne komunikonim në Anglisht, mamaja dhe babai I djalit të vogël ku unë qëndroja flisnin anglisht edhe djali I vogël shkonte në një shkollë që dinte Anglisht dhe ne mund të komunikonim lirshëm përvec gjuhës.Më vonë fillova edhe të mësoja kinezçen deri tani kam rritur në nivelin e  katërt dhe mendoj se mund të komunikoj lirshëm” rrëfeu Rexhina në emisionin “ Rreze Dielli”.

Si reagoi familja e saj për vendimin për të studiuar në një vend të largët si kina ?

“U çuditën, nuk e dinin. Në fakt nuk është se kam komunikuar me ta më përpara që ti thoja shiko Kina është ëndrra ime, unë dua të shkoj por në fakt ishte një vendim që nuk e kisha menduar për një kohë goxha të gjatë, dhe ata më mbështetën” tha ajo.

Rexhina tregoi dhe për zakonet dhe traditat  e vecanta kineze:

“Kinezët I vlersojnë shumë të huajt dhe kanë një vlerësim goxha të madh respect goxha të madh për ta. Dhe unë kudo që shkoja në metro, restorant, dilja me shokë dhe shoqe, ata kishin gjithmonë këtë tendencën të bënin foto, ishin shumë shoqëror. Nga ana tjetër në aspektin kulturor e duan shumë vendin e tyre. Dhe në momentin që kanë pushime, shkojnë dhe vizitojnë vendin e tyre dhe nuk shkojnë përshembull sic shkojmë ne, që shkojmë jasht” përfundoi studentja.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha