Sultjash me luleshtrydhe nga zonja Albana

22 Mars 2022, 11:54

Sultjash

Përbërësit:

100 gr oriz

500 ml qumësht

500 ml ujë

1 lgj niseshte +100 ml qumësht 

150 gr sheqer

Kanellë

1 luleshtrylle + arra për dekor

Përgatitja:

Vendosim orizin në ujë të ftohtë të ziejë dhe kur uji pothuajse të shterojë shtojmë qumështin dhe e lemë të marrë valë.

Në një enë tresim niseshten në qumësht dhe e shtojmë në tenxhere së bashku me sheqerin. E lemë për pak minuta në vlim dhe më pas mbushim tasat me sultjash, i spërkasim me kanellë pluhur dhe i lemë te ftohen.