Supë kolagjeni me lëng kockash

22 Mars 2022, 12:06

Supë kolagjeni me lëng kockash

Përbërësit:

1 qepë

1 patate

1 karrotë

1 degë selino

80 oriz

1 litër lëng kockash

Lëng limoni

Majdanoz

Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan të thellë kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë lëngun e kockave e kemi përftuar nga zierja e kockave, e kullojmë dhe e shtojmë tek perimet. Hedhim orizin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë supën të marrë valë. Në fund shtojmë lëng limoni dhe majdanoz të grirë imët.