Supë krem djathi nga zonja Albana

16 Mars 2022, 11:26

Supë krem djathi

Përbërësit:

500 ml lëng pule

125 ml pana

1 qepë e vogël

2 patate

100 gr djathë të butë

100 gr djathë bebe

Kripë, piper

Bukë e thekur

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën e grirë shumë imët, më pas shtojmë patatet të prera në kubikë të vegjël. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë lëngun e mishit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i lemë patatet të ziejnë plotësisht. Më pas e kalojmë supën në blender duke shtuar panën e kuzhinës dhe dy llojet e djathit. E kalojmë përsëri supën në tenxhere dhe e vendosim në zjarr për 2-3 minuta dhe më pas e servirim me bukë të thekur në kubikë.