Supë me brokoli nga zonja Albana

18 Nëntor 2022, 11:10

Supë me brokoli
Përbërësit:

  • 1 fileto pule
  • 3 patate të vogla
  • 1 brokoli
  • 1 karrotë
  • 1 qepë e thatë
  • 1 limon
  • 1 vezë
  • 1 kupë djathë i fortë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, koper  

Përgatitja:
Qepën dhe karrotën e grijmë imët, ndërsa patatet i presim në kubikë mesatar. Kaurdisim me vaj ulliri fillimisht qepën dhe më pas shtojmë karrotën dhe patatet. Në një tenxhere kemi zjerë mishin e pulës, buljonin e përftuar e shtojmë tek perimet. Mishin e copëtojmë në fije e shtojmë në supë së bashku me brokolin të ndarë në lule. E lëmë supën të ziejë dhe për 8 minuta duke rregulluar shijen me kripë dhe piper të zi. Rrahim vezën me lëngun e limonit dhe e shtojmë në supë. E trazojmë për 2 minuta dhe e servirim supën të ngrohtë spërkatur me koper dhe djathë të grirë kaçkavall.