Supë me domate dhe borzilok nga zonja Albana

11 Maj 2022, 13:27

SUPË ME DOMATE DHE BORZILOK

Përbërësit:

1 lgj vaj ulliri

1 qepë

3 thelpinj hudhër

1 ls kripë

1 lç piper

2 domate në feta

1 lgj koncentrat domate

3 lgj pelte domate

6 fç buljon

1 ls sodë

2 degë rozmarinë ose trumzë

Borzilok

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën dhe hudhrën të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë domatet të prera në feta, kripë dhe piper. Vazhdojmë kaurdisjen për 1 minutë dhe më pas shtojmë pak rrenjë selinoje të grirë, salcën koncentrat dhe pelten e domates. Tek buljoni shtojmë sodën e bukës dhe e hedhim tek supa. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rozmarinë ose trumzë dhe në 5 minutëshin e fundit të zierjes shtojmë borzilokun.