Supë me kërpudha dhe arra nga zonja Albana

23 Shkurt 2022, 15:19

Supë me kërpudha dhe arra nga zonja Albana

Përbërësit:

400 gr kërpudha

1 qepë

1 thelpi hudhër

3 lgj miell

1 litër lëng perimesh

4 lgj pana

5 arra të thërrmuara

Verë e bardhë

Arrë moskat

Kripë, piper

Përgatitja:

 Në një tenxhere vendosim gjalp, presim kërpudhat në feta dhe i skuqim, shtojmë qepën e grirë hollë në rende ose blender dhe sëbashku me hudhrën, shtojmë miellin sat ë marrë pak ngjyrë dhe më pas e shuajmë me verë, i japim shije me erëzat, kripë, piper arrë moskat. E kalojmë në blender sipër i shtojmë pana dhe arra.