Supë me kungull të njomë, kos dhe nenexhik nga zonja Albana

6 Prill 2022, 12:08

Supë me kungull të njomë, kos dhe nenexhik

Përbërësit:

500 gr kunguj të njomë

Vaj për skuqje

2 lugë kos

2 lugë miell

1 lugë gjalpë

1 lugë nenexhik

Kripë, piper

Përgatitja:

Presim kungujt në shirita ose në feta dhe i skuqim me pak vaj ulliri. Më pas i vendosim kungujt në një letër kuzhine dhe i spërkasim me kripë dhe piper.

Në një tigan kaurdisim me pak gjalpë miellin dhe sapo mielli të ndryshojë ngjyrë shtojmë kosin dhe ujë të ngrohtë. Sapo të marrë valë shtojmë kungujt dhe e lemë supën të gatuhet në temperaturë të ulet për pak minuta.

Në një tigan aromatizojmë pak gjalpë me bimë aromatike dhe e përdorim në servirjen e supës.