Supë me oriz, thjerrëza të kuqe dhe karrota nga zonja Albana

3 Mars 2022, 14:04

Supë me oriz, thjerrëza të kuqe dhe karrota

Përbërësit:

½ filxhan çaji oriz basmati

2-3 lgj vaj ulliri

300 gr thjerrëza të kuqe

2 qepë të njoma

2-3 karrota

2 gjethe dafine

Kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë thjerrëzat dhe i kullojmë. Pastrojmë karrotat dhe i grijmë së bashku me qepët e njoma. Në një tenxhere hedhim gjysmën e sasisë së vajit dhe kaurdisim lehtë qepët me hudhrat dhe karrotat. Shtojmë më pas thjerrëzat dhe gjethet e dafinës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper duke shtuar dhe ujë të ngrohtë në masë të thjerrëzave. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin në zjarr për 10 minuta.

Më pas shtojmë orizin, e përziejmë dhe e lemë të ziejë së bashku me përbërësit e tjerë për 15 minuta. Nga fundi i gatimit shtojmë pjesën tjetër të vajit të ullirit dhe e kemi gati për ta servirur të ngrohtë.