Supë me qofte, spinaq, patate dhe karrotë nga zonja Albana

1 Mars 2022, 11:06

Supë me qofte, spinaq, patate dhe karrotë nga zonja Albana

Përbërësit:

Për qoftet:

500 gr mish i grirë

2 kokrra qepë

1 lç keçap

1 lç miks erëzash

Kripë, piper

Pak miell

Për supën:

2 karrota

2 patate

1 qepë

100 gr spinaq

4 lgj vaj ulliri

1 tufë kopër

1 kokërr limon

1 lk kerri

Piper i kuq djegës

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë.

Grijmë qepën imët dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri. Shtojmë karrotën të grirë në rende, patatet në kubikë të vegjël dhe erëzat. Shtojmë ujë në masë të përbërësve dhe i lemë perimet të zbuten. Pas 5 minutave vendosim qoftet (sa një kokërr arrë të pudrosura mirë me miell) dhe i lemë të gatuhen brenda në supë.

Në 5 minutëshin e fundit të pergatitjes së supës rregullojmë shijen, shtojmë spinaqin, koperën dhe lëngun e limonit. Supën me qofte e servirim të ngrohtë spërkatur me piper të kuq.