Supë me trahana nga zonja Albana

4 Tetor 2022, 10:51

Supë me trahana

Përbërësit:

  • 1 qepë e madhe
  • 100 gr domate
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 litër lëng mishi
  • 100 gr trahana
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Pastrojmë qepën dhe e presim në kubikë të vegjël. Domateve u heqim lëkurën dhe i presim gjithashtu në kubikë të vegjël. Kaurdisim fillimisht qepën mirë dhe më pas shtojmë domatet. I lemë të kaurdisen bashkë për rreth 5 minuta dhe më pas shtojmë trahananë dhe rreth 1 litër ujë. E lemë supën të ziejë për 20 minuta në temperaturë të ulur. E spërkasim me djathë kaçkavall dhe erëzat e duhura sipas shijes.