Takimet në shkelje të masave shqetësojnë gjirokastritin: Policia t’i rrahi me shkop gome e thane

17 Mars 2021, 10:31

Në emisionin e mëngjesit “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një telefonues nga Gjirokastra ishte i shqetësuar për takimet elektorale në shkelje të masave anti-Covid. Ai i bëri thirrje policisë që t’i rrahi pjesmarrësit me shkop gome e shkop thane dhe kërkoi një gjë nga partia që do vijë në pushtet: Jo drejtorë militant.