Taliatele me proshutë dhe lajthi nga zonja Albana

23 Nëntor 2022, 12:09

Taliatele me proshutë dhe lajthi

Përbërësit:

  • 4-6 feta proshutë
  • 320 gr taliatele të freskëta
  • 8 qepujka
  • 80 gr djathë parmixhano
  • 1 kubik gjalpë
  • 50 gr lajthi
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim në sobë paralelisht dy tigane ku shtojmë tek secili pak gjalpë dhe pak vaj ulliri. Në njërin tigan kaurdisim proshutën e prerë në copëza, ndërsa tek tjetri qepujkat e grira imët. Vendosim ujin të vlojë për taliatelet  të cilat i lemë vetëm 3-4 minuta. Më pas i shtojmë taliatelet tek qepët e kaurdisura,  shtojmë proshutën dhe një pjesë të djathit parmixhano. I trazojmë mirë dhe i servirim spërkatur me lajthite e grira dhe djathë parmixhano.