Tanush Kaso: Pushkatimi i babait nga partizanët

28 Janar 2021, 21:06

Tanush Kaso, ishte rreth 10 vjeç, kur mbeti jetim, pasi një skuadër partizanësh i pushkatuan babanë pa gjyq. I ati Xhelal Kasem Kurbovi, një ish ushtarak karriere, i shkolluar në Itali, ishte angazhuar në vitet e Luftës në brigadën e parë Sulmuese, ku do të binte në sy për idetë e tij në kundërshtim me komunistët, si për çështjen e Kosovës e Çamërisë, për çështjen e flamurit kur komunistët i vendosën yllin e kuq, për çështjen e robërve italianë etj. Për këto qëndrime sikurse edhe shumë përballje të ashpra me Mehmet Shehun ishte dhënë urdhri për ta pushkatuar pa gjyq. Prej asaj kohe, e shkuara e tij do të shënohej si njollë biografike në jetën e fëmijëve.