Tartë me krem dhe kumbulla nga zonja Albana

26 Shtator 2022, 14:18

Tartë me krem dhe kumbulla

Përbërësit:

Për brumin:

  • 400 gr miell
  • 200 gr gjalpë
  • 150 gr sheqer
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 1 vezë

Për kremin:

  • 600 ml qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 60 gr niseshte
  • 200 ml ajkë kosi
  • 1 bustinë vanilje
  • 300 gr kumbulla
  • Sheqer pluhur

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim kremin duke ngrohur në një tenxhere qumështin së bashku me sheqerin dhe niseshten e holluar. E përziejmë me tel rrahës në një nxehtësi mesatare derisa të mpikset dhe më pas shtojmë ajkën e kosit dhe vaniljen.

Ndërkohë që kremi ftohet përgatisim brumin. Vendosim në një tas miellin e trazuar me pak kripë dhe pluhur pjekës, shtojmë gjalpin e temperaturës së ambjentit, sheqerin dhe vezën. E punojmë mirë brumin me duar derisa të lidhet dhe më pas e shtrojmë në një tavë për tarta. E hapim mirë si një bazë mbi të cilën hedhim kremin e përgatitur. Vendosim kumbullat të prera në feta dhe në fund thërrmojmë mbi shtresën e frutave pak nga brumi i përgatitur i tartës. E vendosim ëmbëlsirën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 60 minuta.