Tavë dheu pikante me gjizë dhe speca nga zonja Albana

11 Korrik 2022, 12:33

Tavë dheu pikante me gjizë dhe speca

Përbërësit:

  • 500 gr speca jeshil
  • 150 gr gjizë
  • 50 gr djathë kaçkavall
  • 50 gr ullinj
  • 1 spec djegës
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 1/2 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Skuqim specat, më pas shtojmë gjizën, ullinjtë, specin djegës dhe në fund ullinjtë dhe vezën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë balte të ngrohur në furrë. E spërkasim me djathë kaçkavall dhe majdanoz dhe e lemë në furrë për pak minuta sa të marrë një sipërfaqe.