Tavë lëmi – gatim tradicional nga zonja Albana

14 Korrik 2022, 11:54

Tavë lëmi – gatim tradicional

Përbërësit:

  • 4 thela mish viçi
  • 2 kokrra qepë
  • 1 spec i kuq
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 vezë
  • 2 gota kos
  • 1 gotë lëng mishi
  • 1 lgj niseshte
  • spec i kuq pluhur
  • kripë, piper i zi

Përgatitja:

Mishin e kemi zierë më parë dhe lëngun e mishit e ruajmë. Ndërkohë në një tigan hedhim pak vaj dhe gjalp, I kaurdisim dhe më pas shtojmë qepën dhe I kaurdisim. Në një tas rrahim vezët, niseshten  dhe shtojmë kosin dhe i përziejmë së bashku. Ndërkohë në tigan shtojmë specat i kaurdisim pak minuta dhe më pas shtojmë mishin që ziem më parë dhe lëngun e mishit, si dhe erëzat i lëmë të ziejnë për pak minuta, më pas masën e hedhim në një tavë. Mbi tavë shtojmë masën e përzierë me kos dhe vezë. E vendosim në furrë për 180 gradë Celsius dhe pas pjekjes e lëmë të ftohet pak, më pas është gati për servirje.