Tavë me kunguj të njomë nga zonja Albana

25 Maj 2022, 11:19

Tavë me kunguj të njomë

Përbërësit:

  •  300 gr kunguj të njomë
  •  2 lgj miell
  • ·3 vezë
  • ·3 lgj qumësht
  •  3 lgj djathë të grirë
  • ·Proshutë (sipas dëshirës)
  • ·Majdanoz
  • Galetë
  • Arrë moskat
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Presim kungujt në rrethore dhe i spërkasim me miell. Në një tavë qelqi të cilën e kemi lyer me vaj ulliri vendosim kungujt, I spërkasim me kripë dhe piper. Në një tas rrahim vezët me qumësht, djath të grirë, kripë, piper, arrë moskat. E shtojmë masën mbi kungujt, e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë.