Tavë me miell misri dhe fasule të kuqe nga zonja Albana

16 Mars 2022, 11:22

Tavë me miell misri dhe fasule të kuqe

Përbërësit:

1 kg miell misri

500 gr fasule të kuqe

Vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim fasulet e kuqe të ziejnë në ujë me pak vaj ulliri.

Në një tigan të madh me bazë të gjerë skuqim me pak vaj ulliri miellin e misrit dhe më pas e hedhim tek fasulet e ziera, të cilave i kemi shtuar kripë dhe piper. E përziejmë mirë derisa masa të njëtrajtësohet dhe e hedhim tek një tavë e lyer me pak vaj ulliri. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius dhe e lëmë të piqet derisa brumi të marrë ngjyrë të artë.