Tavë me mish të grirë, bizele dhe pure me patate nga zonja Vjollca

9 Shkurt 2021, 10:30

Tavë me mish të grirë, bizele dhe pure me patate

Përbërësit:  

1 kg patate

300 gr mish të grirë

1 qepë dhe 2 thelpinj hudhër

1/2 gotë verë

2 karrota

200 gr bizele

1 lugë gjelle salcë

1 kuti domate në copa

1/2 gotë lëng mishi

1 lugë gjelle gjalp dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 gotë qumësht

2 vezë

1 filxhan kafe lëng nga patatet e ziera

kripë dhe piper të zi

arrëmoskat

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

1 lugë gjelle parmixhano i grirë

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë patatet dhe I presim ato në copa të mëdha I ziejmë për 25-30 minuta dhe I kullojmë duke ruajtur 1 filxhan kafe lëng nga lëngu I patateve. I shtypim patatet dhe I kthejmë në pure duke shtuar në të 1 lugë gjelle gjalp, kripë, piper të zi, arrë moskay, lëngun e patateve, qumësht, vezët I përziejmë mirë deri sa pureja të lidhet. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepën në 3 lugë gjelle vaj. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepën me 3 lugë gjelle vaj, sa qepa të bëhet transparente shtojmë mishinë e grirë dhe e kaurdisim sëbashku deri sa mishit ë ndryshojë ngjyrë e shuajmë me verë e më pas shtojmë karrotat në rende, salcë, domatet e copëtuara I përziejmë sëbaashku, shtojmë bizelet dhe I lëmë sa të marrin pak val shtojmë dhe lëngun e mishit dhe I lëmë të ziejnë të gjtihë sëbashku për 10 minuta, majdanozin dhe erzat. Lyejmë tavën me pak gjalp ose vaj e pudrosim me pak bukë të thekur të grirë dhe shtojmë në tepsi 1/2  e puresë së patates e nivelojmë mirë dhe shtojmë kimën me mish dhe bizele. E mbulojmë më pas me purenë me patatet duke  e dekoruar atë me bishtin e një luge mund të pudrosim me pak parmixhano dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 25 minuta.