Tavë me spinaq, mëlçi të bardha dhe djathë të bardhë

16 Mars 2022, 11:19

Tavë me spinaq, mëlçi të bardha dhe djathë të bardhë

Përbërësit:

2-3 lgj vaj ulliri

3-4 qepë të njoma

300 gr mëlçi e bardhë

1 tufë spinaq

200 gr djathë të bardhë

Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim me vaj ulliri qepën e njomë bashkë me mëlçinë e bardhë. Pasi mëlçitë të jenë zbutur shtojmë spinaqin e grirë hollë dhe sapo të ulë vëllimin shtojmë kripë dhe piper. Të gjithë masën e përgatitur e vendosim në një tavë. E mbulojmë të gjithë sipërfaqen me djathë të bardhë të thërrmuar dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për pak minuta.