Tavë në furrë me pulë, patate dhe perime nga zonja Albana

10 Mars 2022, 12:17

Tavë në furrë me pulë, patate dhe perime nga zonja Albana

Përbërësit:

1 pulë

1 lgj salcë kosi

1 lgj mustardë

1 lgj keçap

2 lgj vaj ulliri

1 lç kripë

1 lç piper i zi

1 lç piper i kuq

1 patëllxhan

3 patate mesatare

1 degëz domate qershi

1 qepë e kuqe

2-3 thelpinj hudhër

1 spec jeshil

1 spec i kuq

Miks erëzash

Vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht lajmë dhe thajmë pulën mirë. Më pas presim ekstremitetet e pulës dhe e e ndajmë në mes nga gjoksi duke e hapur mirë. Në një tas vendosim salcën e kosit, mustardën, keçapin, vajin e ullirit, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. E trazojmë mirë derisa të bëhet një salcë homogjene dhe marinojmë mirë pulën duke e lyer dhe masazhuar me duar.

Presim të gjitha perimet në kubikë mesatare dhe i vendosim në një tavë. Shtojmë vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe miks erëzash sipas dëshirës. I përziejmë mirë perimet me duar dhe më pas i nivelojmë në tavë. Mbi perimet vendosim zgarën e tavës dhe mbi zgarë vendosim pulën me kurriz nga lartë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 50 minuta.