Të pathënat për vaksinën kundër COVID-19/ Efikasiteti dhe efektet anësore të kësaj vaksine...

22 Dhjetor 2020, 10:57

 

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ folëm me farmacisten Erina Hilaj për vaksinën e Covid-19, efikasitetin dhe efektet anësore të kësaj vaksine:

Trupi ynë nuk ka antitrupa specifik për virusin sarscovid2 dhe ne kur biem në kontakt si të rritur me të ndodh që pikërisht sëmuremi dhe pastaj se si merr sëmundja varet nga organizmi. Mund të kalojmë një sëmundje të lehtë, të moderuar apo një sëmundje të rëndë  deri në vdekje me komplikacione. Problemi është se për të bërë një vaksinë duhet një kohë shumë  e gjatë, në historinë e njerëzimit vaksinave I është dashur mbi 10 vjet për tu krijuar një vaksinë.’’ tha ajo.

Por çfarë ka ndodhur në rastin e një pandemie globale kur nevoja ka qenë e jashtëzakonshme për të patur një vaksinë sa më parë ? Përse u arrit një vaksinë në një kohë prej 11 muajsh?

‘’ Kjo u arrit për disa arsye. Arsyeja e parëë shtë financa sepse u investua sepse u investua në mënyrë të jashtëzakonshme që  të arrihej sa më parë krijmi I kësaj vaksine për shkak të nevojës shumë të madhe që kishim ne për të. E dyta është teknologjia e re që u përdor nëse ne thamë që është përdorur mikrobi I ngordhur për të nxitur sistemin imunitar të organizmit në këtë rast është përdorur një metodë bioteknologjike ku në vaksinë nuk do të ndodhet virusi ose një pjesë e tij por kodi gjenetik i  cili kur të futet në organizëm  do të nxisi me të njëjtin mekanizëm prodhimin e anti-trupave’’ tha ajo.

 E pyetur sesa e sigurtë është si vaksinë ajo u shpreh se sipas studimit të botuar së fundmi në revistën më të famshme mjekësore në botë, ajo do të jetë 95% efikase.