Teatri Kombëtar, Veliaj flet për Report Tv nga Japonia: Problem i ezauruar, do të vijojë ndërtimi! Çdo punë e bukur në Tiranë është kundërshtuar nga disa sharlatanë

1 Gusht 2021, 12:04 | Përditesimi i fundit: 2021-08-01 14:05:17

Në një intervistë të dhënë live nga Tokio, ku i është bashkëngjitur ekipit tonë kombëtar në lojërat olimpike atje, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se tashmë problemi është tejkaluar dhe gjithccka është bërë në funksion edhe të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

"Ju ftoj që të shikoni këtë parkun këtu dhe trarët i ngjajnë shumë parkut tonë olimpik që kemi bërë në Tiranë. Sa sherr u bë për parkun olimpik. Sa sherr u bë për stadiumin në Tiranë. Kështu që problemi është ezauruar, i ka kaluar toka pa ndërtesë sipas vendimit të Kushtetueses. Kemi dëshmuar që kur ne shqiptarët dedikohemi te puna mund të bëjmë gjëra që në zhargon i themi 'si jashtë shtetit'.  Ndaj edhe punën për Teatrin do ta bëjmë", tha Veliaj.