Thjerrëza me llukanik nga zonja Albana

7 Tetor 2022, 10:22

Thjerrëza me llukanik

Përbërësit:

  • 500 gr thjerrëza
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 1 presh
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 karrotë
  • 4 lgj pure domate
  • 1 gjethe dafine
  • Llukanik sipas dëshirës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim llukanikun në feta jo të holla. Pasi është ngrohur tenxherja, shtojmë vajin dhe pas 2 minutave shtojmë llukanikun të cilin e kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë më pas qepën e grirë imët së bashku me karrotat dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pasi të bie pak volumi shtojmë thjerrëzat dhe salcën e domatës. Shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve dhe i lëmë thjerrëzat të ziejnë për rreth 40 minuta. Në fund shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe specin djegës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë gatimin të ajkoset për rrth 10 minuta në zjarr të ulur.

Një qepë të kuqe të prerë në gjysmë hëne hollë e kaurdisim mirë në një tigan, pasi të marrë ngjyrë e shuajmë me pak uthull, kripë, piper dhe e shtojmë në momentin kur servirim thjerrëzat me llukanik.