Tiramisu nga zonja Albana

2 Nëntor 2022, 13:51

Tiramisu

Përbërësit:

  • 400 gr biskota savoiard
  • 500 gr djathë maskarpone
  • 5 kokrra vezë
  • 3 fk kafe ekspres
  • 150 gr sheqer
  • Kakao pluhur

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët e bardha në marengë duke shtuar gradualisht sheqerin. Më pas rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë tek të verdhat maskarponen dhe i bashkojmë me marengën duke e trazuar masën nga lartë poshtë.

Biskotat i lagim mirë në tasin ku kemi vendosur kafe ekspres. Shtojmë një shtresë me biskotat e njomura në kafe, një shtresë krem, përsëri një shtresë biskota dhe një shtresë krem. E nivelojmë mirë sipërfaqen e tiramisusë dhe e spërkasim mirë me kakao. E vendosim në frigorifer të ftohet dhe mpikset dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.