Tomi Kondakçi - Djaloshi i kitarës që donte të arratisej - Pjesa e pare

22 Tetor 2020, 22:20

Historia e Tomi Kondakçi, kitaristi dhe këngëtari 19-vjeçar që donte të arratisej nga diktatura, për të ndjekur ëndrrat e tij në muzikë; kurthi i Sigurimit për ta arrestuar dhe një tentativë e rrezikshme për t’u arratisur, ku rrezikoi të humbte jetën, i ngrirë në liqenin e Pogradecit; hetuesia e vështirë dhe një gjyq demaskues, ku do të merrte dënimin më 12 vjet heqje lirie, të cilat do ti vuante në Spaç dhe Qafë Bari.