Tradita e gjysheve - gjellë me patate nga zonja Albana

17 Maj 2022, 12:19

TRADITA E GJYSHEVE - GJELLË ME PATATE

Përbërësit:

1 kg patate

500 gr mish

2 lgj salcë domate

1 lgj spec i kuq pluhur

1 kokërr qepë

4 lgj vaj ulliri

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim qepën në vaj ulliri, mishin e prerë në thela e kaurdisim bashkë me qepën, shtojmë salcën dhe ujë që të ziejë. Kur shohim që mishi ka zierë shtojmë patatet e rregullojmë me erza sikurse vendosim edhe një spec djegës të paprerë ( sipas shijes) .