Tri orë pas publikimit në ‘Pa Gjurmë’ gjendet adoleshentja e zhdukur para 6 ditëve në Vlorë! Gjyshja: Ishte e izoluar në një banesë

19 Janar 2022, 17:58 | Përditesimi: 19 Janar 2022, 18:25

Gjendet 16-vjeçarja që humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti. Lajmin e konfirmoi për ’Pa Gjurmë’ gjyshja e adoleshtenes, Mjaftime Kapaj. Në një lidhje telefonike, pas interesimit të moderatores Odeta Dume nëse kishte mbërritur ndonjë informacion për vajzën, e moshuara surprizon live duke thënë se mbesa ishte kthyer në shtëpi.

AV/Shqiptarja.com