Trigona shtëpie me sherbet nga zonja Albana

29 Janar, 12:40

Trigona me sherbet

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 250 gr arra
  • 300 gr galetë
  • 150 ml qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 70 gr gjalpë të tretur
  • ½ bustinë vanilje
  • ½ lëng dhe lëkure limoni

Për sherbetin:

  • 250 gr sheqer
  • 200 ml ujë
  • Lëng limoni

Përgatitja:

Fillimisht presim petat me trashësi rreth 8 centimetra. Më pas vijojmë me përgatitjen e mbushjes. Në një tenxhere hedhim qumështin, sheqerin, arrat, lëkurën e limonit ose lëkurë portokalli dhe vaniljen. I vendosim në zjarr të ngrohen për disa minuta. E lëmë masën të ftohet dhe më pas shtojmë galetën, e përziejmë pa ndërprerje në mënyrë që masa të bëhet homogjene.

Për secilin trigon që do të përgatisim nevojiten tre rripa petash. Secilin prej tyre e spërkasim me gjalpë e më pas i vendosim njëra mbi tjetrën. Pasi i kemi bashkuar rripat tre e nga tre, në fillim të secilës petë vendosim nga një lugë gjelle me masën e përgatitur dhe nisim mbylljen e petave në formë trekëndore. I lyejmë në fund trigonat me gjalpë dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë. Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim në një tenxhere ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit. Pasi të jenë ftohur trigonat i hedhim sherbetin sipër ose mund t’i zhysim një e nga një në sherbet.