U rrëzua dhe mbeti i shtrirë për gati 17 orë, zjarrfikësit i shkojnë në ndihmë të moshuarit në Vlorë! Jeton i vetëm dhe në mjerim

28 Shtator, 14:03 | Përditesimi: 28 Shtator, 14:03

Një moshuar në Vlorë është shpëtuar nga zjarrfikësit pas 16-17 orëve që ishte rrëzuar.

Pas rrëzimit, i moshuari nuk ka mundur që të lëvizë deri në momentin që shërbimi i zjarrfikëses ka mbërritur në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori”.

Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar zjarrfikëset pasi kanë dëgjuar thirrjet e moshuarit për ndihmë. Ai jeton i vetëm ndërsa nga pamjet e publikuara nga Policia e Vlorës shihet gjendja e rëndë e banesës ku i moshuari jeton.

r.k./Shqiptarja.com