Dy muaj pas ngjarjes së rëndë, që nisi natën e 13 gushtit dhe përfundoi mëngjesit e ditës tjetër kur u hodh nga kati i dytë i apartamentit ku banonte 22 vjecarja nga Kenia, ’Pa Gjurmë’ publikoi për herë të parë këtë krim makabër ndaj një punonjëse kazinoje. Ende sot Xhoi është në gjendje kome, në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa që prej ditës kur u gjet pa ndjenja ngjarja u mbajt e fshehur. Stafi ’Pa Gjurmë’ theu heshtjen kur për herë të parë depërtoi fshehurazi në dhomën e pavionit ku e intubuar vijon të jetë e shtruar 22-vjeçarja e masakruar. Report TV solli ekskluzivisht intervistën me nënën e Xhoit. Ruth e shokuar foli në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, duke treguar dy nga episodet, për të cilat e bija i kishte shprehur shqetësimin para se ngjarja të ndodhte. Madje pasi udhëtoi me urgjencë nga Kenia për në Tiranë, për të qenë afër të bijës, nëna thotë sesi cfarë i kishin pohuar mjekët pasi Xhoi ishte dërguar në spital. Por fill pas publikimit dhe deklaratës dhënë për herë të parë nga nëna për median, një dëshmi tronditëse mbërriti në redaksinë e emisionit. Dëshmitarja okulare e dhunës ndaj 22-vjeçares keniane tha se gjithçka kishte ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në datën 14 gusht, kur nga dhoma e hotelit ku ndodhej Xhoi dëgjoheshin zhurma dhe grindje mes një grupi personash.“Ajo ka qenë e shoqëruar, mendoj se janë vetë rrethi shoqëror i saj që e kanë bërë këtë gjë. Ato kishin të paktën tre apo katër ditë që rrinin në atë hotel dhe bënin zhurma cdo natë. Më ka dalë gjumi në orën 4 pa njëzetë sepse dëgjova zhurma dhe më pas një “bum”-tha dëshmitarja gjatë bisedës me moderatoren Odeta Dume. Ajo shtoi se trupi i kenianes kishte rënë në oborrin e banesës së saj, derisa në mëngjes, dëshmitarja, kishte njoftuar ambulancën. “Vajza ka ndenjur gjithë natën aty, e shtrirë. Drita e dhomës në hotel ndenji e ndezur dhe sikur nuk kishte ndodhur asgjë u ngritën në mëngjes. Unë kam ndenjur në heshtje dhe të nesërmen kam dalë dhe kam lajmëruar ambulancën. Trupin e asaj vazjës e kanë nxjerrë nga oborri i banesës sime. Unë mendova se ajo e shkreta mund të kishte ndërruar jetë, por kur e pashë në televizor u trondita. Erdhi ambulanca, e morën pastaj kanë ardhur dy policë. Po të them një gjë sinqerisht, kjo zënkë ka ndodhur mes tyre dhe kam frikë se duhet mbrojtur prandaj mora iniciativën dhe iu shkruajta”-u shpreh dëshmitarja e cila preferoi të mbetej anonime“. Një ditë pasi emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv zbuloi ngjarjen e rëndë, vjen reagimi nga policia e Shtetit. Rreth 3 muaj pas ngjarjes, forcat blu thonë se ishte shoqja e saj që bëri denoncimin më 14 gusht se kishte humbur kontaktet dhe nisën menjëherë hetimet. 22-vjeçarja keniane që prej 14 gushtit të këtij viti ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Mjekët thanë se kishte tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Ajo punonte në një kazino pranë stadiumit 'Air Albania', e cila operohet nga një kompani austriake, por menaxhohet nga një përfaqësues shqiptar. Nëna e Xhoit vijon të bëjë thirrje për ndihmë për të shpëtuar të bijën dhe për këtë ka hapur dhe një llogari në GoFundMe. Kjo ngjarje ka shokuar mjaft edhe opinionit publik, ndërsa pak ditë më parë një protestë nën moton “Çdo jetë ka rëndësi”, një prostë për dhunimin e 22-vjeçares u zhvillua në Tiranë
U shpall e zhdukur,u gjet pa ndjenja/’Pa Gjurme’zbulon të vertetën,nëna identifikon 5 të dyshuarit
-
TAG:
- Pa Gjurme
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Na morën shtëpitë pa të drejtë’/3 familje shpërthejnë akuzat:Na i falsifikuan në gjykatë
24 Prill, 17:31 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E zhdukën se mbrojti një vajzë’/Akuza e fortë nga vëllai:Kushëriri fsheh të vërtetën!
23 Prill, 17:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U zhduk me shumë para pas konfliktit me pronarin’/Prek vëllai: Dyshojmë për fund tragjik!
22 Prill, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 10 vite pa parë djalin/ Shpërthen tropojani:Ish-nusja më la pë tekat e saj, iku me tjetrin
21 Prill, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - 7 muaj zhdukje, rikthehet në familje/Flet nëna: E gjeta, por e lënduar shpirtërisht
20 Prill, 18:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘E çuam për vizitë, e humbëm përgjithmon’/Babai:Vajzën ma vdiq mjeku, dha shpirt aty
17 Prill, 18:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Të dy djemtë u ndanë nga frika e policisë’/Babai:Njëri më mbërriti gjallë,tjetri mu zhduk
16 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Prej muajsh s’flasim, motra kërkon mur në mes të shtëpisë’/E reja:Nëna kërkon të largohem
15 Prill, 17:50 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “50 vite dhunë,në moshën 70 vjeç e dëbova’/Gruaja nga Vlora:Fëmijët kanë ardhur pa dëshirë
14 Prill, 22:40 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | I zhdukur prej 5 vitesh, dyshohet se është rimartuar/I biri: Dua vetëm të jesh gjallë!
13 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nusja s’e kërkoi kurrë burrin e humbur’/Ish-vjehrri:Di shumë për tim bir, mos heshti më
10 Prill, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33
