Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në Shqipëri, 60-vjeçari rrëfen aventurën e vështirë

1 Dhjetor 2022, 10:57

Agron Qelibari është një personazh i veçantë që ka udhëtuar për 19 ditë nga malet e Freiburgut në Gjermani deri në Shqipëri. Ai udhëtoi vetëm me biçikletën e tij duke ndërmarrë një aventurë sa të bukur, po aq dhe kurioze. Ndërsa këtë vjeshtë ndërmori edhe një tjetër udhëtim nga vlora në Sarandë në këmbë. Në një intervistë për “Rreze Dielli” ai tregoi pasionin për sportet ekstreme.