Urgjente/ Zhduket nga ambientet e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, alarmojnë familjarët: Është i rrezikshëm, i hapëm kartelën e shtrimit, por ai iku

27 Maj 2021, 17:21

Një 49-vjeçar nga Lushnja, që kërkohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ u zhduk paraditen e djeshme nga ambjentet e Spitalit Psikiatrik në Tiranë. Pasi mjeku i hapi kartelën për shtrim, krejt papritur Aleksandër Hoxha u largua në orën 10 të paradites, të datës 26 maj. Nuk dihen në çfarë rrethanash është larguar, pasi u ka shpëtuar nga sytë edhe familjarëve. Ai jetonte në qytetin e Lushnjës dhe kohët e fundit kishte shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, duke u bërë i dhunshëm edhe për fqinjët. Një aksident që i ndodhi në Greqi vite më parë, e la me pasoja në kokë, ndërsa ra nga kati i 5-të i një pallati. Divorci me bashkëshorten dhe shkëputja e marrëdhënieve me fëmijët, që jetojnë me nënën e tyre në Greqi rëndoi edhe më shumë gjendjen psikologjike të Aleksandrit. Vëllai i tij Ferdinand Hoxha, nga ekrani i Report TV bën thirrje për ndihmë, në emisionin ’Pa Gjurmë’. Sapo i plotësuam kartelën për shtrim në Spitalin Psikiatrik, ai gjeti momentin që doktorrit i erdhi një person tjetër dhe u largua me shpejtësi. Aleksandri jeton në Lushnjë dhe ka probleme. Kunati e solli në Tiranë për ta kuruar. Ai nuk e duronte dot spitalin. Ne donim ta nxirrnim sërish në komision, pasi gjendja e tij u rëndua dhe u bë I rrezikshëm. Aleksandri ka nevojë për kurime dhe medikamente, as kemp nuk merr më. Kohët e fundit kishte shfaqur shenja të dhunës, pasi kishte bërë sherr me një fqinj të tijin. Aleksandri ka pësuar një aksident, kur punonte në Greqi. Ai ra nga nja lartësi e madhe e një pallati dhe pësoi dëmtime. Nga gruaja është i divorcuar dhe nuk kontakte as me fëmijët që jetojnë me nënën. Kur erdhi ë Shqipëri mbeti papunë. E kemi operuar në kokë pasi aksidenti e la me hematoma. Për humbjen e tij kemi bërë denoncimin në rajonin nr 4 në Tiranë. Kush ka informacion për Aleksandër Hoxhën lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit: 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55