'Vaj ulliri pa hile’, këta qytetarë kanë gjetur mënyrën më të mirë për ta siguruar atë

26 Tetor 2021, 13:54

Jemi në periudhën më të mirë për të realizuar vajin e ullirit. Sipas ekspertëve të fushës, periudha midis shtatorit dhe tetorit është momenti i duhur për vjeljen e ullinjve që do të përdoren për vaj. Shpesh herë qytetarët për shkak të mungesës së besueshmërisë për një vaj cilësorë në tregun shqiptarë kanë vendosur që të realizojnë vet përpunimin e tyre. Pasi sigurojnë ullinjtë, ata i drejtohen fabrikave të ndryshme ku kanë mundsinë që të shohin dhe të marrin pjesë vet në përpunimin e vajit.