Valbona në kolaps, anulohen të gjitha rezervimet

27 Maj 2020, 10:47

Zhvillimi i vrullshëm i turizmit malor në zonën e Valbonës po nxit zinxhirin mbështetës për sektorin, duke ndihmuar qytetin verior të dalë nga varfëria.  Mirëpo situata aktuale, duket se ka ndikuar mjaft, në ngadalësimin e turizimit në këtë zonë, e cila gjatë kësaj periudhe ka pasur mjaft anullime të pronotimeve nga turistët e ndryshëm, shqiptar por edhe të huaj. 

Në një intervistë për ‘’ Rreze Dielli’’, pronarja e një prej bujtinave familjare të zonës,Edmira Selimaj  tregon për iniciativën e saj për të ngritur një bujtinë, por edhe për situatën aktuale.

‘’ Mendova që shtëpinë time ta kthej në bujtinë dhe vitin e kaluar kemi pasur shumë vizitorë nga të gjitha vendet e Shqipërisë por edhe të botës. Bujtina ime është dy kate, por jemi në process ndërtimi, katin e parë e kam vënë totalisht në punë para dy viteve, ndërsa katin e dytë po investoj, kisha menduar që ta hapja tani por pandemia na bllokoj pak, dhe na bllokoj edhe punimet’’  shprehet ajo.

Edmira Selimaj thotë se pandemia, ka ndikuar shumë duke anuluar të gjitha rezervimet:

‘’Deri në  mars kemi pasur rezervime, por nga marsi na janë anuluar të gjitha rezervimet ’’ .

Ndërsa tregon se një pjesë e madhe e turistëve që vizitojnë Valbonën janë të huaj, nga shumë vende të botës, të cilët mbeten të mrekulluar nga bukuritë e Valbonës.