Veliaj dhe Rita Ora zbulojnë surprizat për koncertin e nesërm: Të rinjtë tanë janë po aq të talentuar sa ata europianë

5 Shtator 2022, 20:52

Ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga koncerti i madh falas në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Rita Ora u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe të dy së bashku ftuan qytetarët që t’i bashkohen këtij eventi që do të festojë Tiranën si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.