Veliaj nga Verona në Itali: Po punojmë për një treg agro-ushqimor publik me çmimet më të ulëta se në privat

24 Shtator 2021, 15:37

Nga Verona ku zhvilloi një vizitë zyrtare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ka nisur puna që Tregu agro-ushqimor në Kashar, nga privat të kthehet në publik, njëjtë si në shtetin fqinj. Kjo do të thotë se çmimet do të jenë më të përballueshme për konsumatorin.