Viti 2023, shikoni ashendetët për secilën shenjë sipas hartës astrologjike nga Jorgo Pulla

27 Dhjetor 2022, 14:28

I ftuar në “Rreze Dielli” astrologu Jorgo Pulla thotë se 2023 do të jetë një vit që do të kërkojë më shumë vëmendje dhe kujdes. Ndërsa bën një pasqyrim të përgjithshëm për çdo shenjë, ai thotë se ky vit futet fuqishëm dhe do të na japë mundësinë të përjetojmë gjërat që nuk kemi mundur më parë. Shenjat më të favorizuara janë Gaforrja, Dashi dhe Demi.

“Ky vit futet i fuqishëm dhe gjërat që nuk i kemi bërë para 20 viteve,  që kemi pasur çështje nga më të ndryshmet, duket se kemi gabuar dhe këto gabime tani ne i zgjidhim në gjërat që ne na interesojnë.

Kemi të bëjmë me përfitime të mëdha me shenjën e Dashit, kanë një ndikim shumë të mire. Fokusimi më i madh që ndodh në Shigjetarë ka një ndikim shumë të madh, sidomos në tre mujorin e parë, Dashi do të ketë shumë udhëtime. Përfitime shumë të mëdha ka edhe Demi.

Ky vit është dorë shtrënguar, duhet kujdes dhe vëmendje sepse gjërat duhet t’i bëjnë me llogari që të dalim fitimtar. Dashi, Demi dhe Gaforrja janë tre shenjat që përfitojnë më së shumti nga 2023 sepse kanë vuajtur shumë në 6-mujorin e parë të 2022’’ tha ai.