Vjen të kërkojë nënën pas 35 vitesh,kushërira i jep lajmin

11 Janar 2022, 18:20 | Përditesimi i fundit: 2022-01-11 20:55:40

Një tjetër i ri i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’, pasi është në kërkim të rrënjëve biologjike. Sezonin e kaluar programi arriti tu gjente dy të rinjve nënat biologjike, ndërsa jo pak emocione u përcollën edhe në studio. Gentjan Shahini është 35-vjeçari që jeton në Shijak, ai i cili pas rasteve që ka ndjekur në emision merr guximin të rrëfejë edhe ai historinë e jetës. Ai ka vendosur t’i dalë vetë për zot zbulimit të të vërtetës edhe pse prindërit birësues nuk duan që ai ta kërkojë nënën biologjike. Deri në moshën 30-vjeçare ai nuk e kishte kuptuar kurrë se ishte një fëmijë i birësuar nga çifti, Sami dhe Kimete Shahini. 35-vjeçari ka të dhëna të pakta përsa i përket mënyrës sesi është birësuar, ndërsa nuk di të thotë me siguri nëse ky është emri me të cilën u regjistrua në maternitet apo ai që i vendosëm prindërit birësues. Gentjani erdhi në jetë më 25.03.1986, ndërsa u birësua në moshën 1-vjeçare. Me statusin i martuar, babai i dy fëmijëve një djali dhe një vajze, sot më shumë se kurrë ndjen emocionet dhe përgjegjësitë e prindërimit dhe mungesën e njerëzve që janë gjaku i tij. Ndaj nuk ngurroi t’i përgjigjej pozitivisht ftesës për të qenë i pranishëm në emision. Pak minuta para transmetimit live për fat Gentjani merr një informacion të rëndësishëm në lidhje me origjinën e nënës së tij biologjike. Një e dhënë më shumë të cilën ai do ta ndajë për publikun me shpresën se do të bie shumë shpejt në gjurmët e nënës që e solli në jetë 35 vite më parë.