Vlorë/ 'BATALION' armësh të fshehura në një mur 2 kallashnikovë, 2200 fishekë e 12 granata...

18 Qershor, 10:45 | Përditesimi: 18 Qershor, 10:46

Në murin e një ndërtese në Vlorë, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatike, mbi 2200 fishekë luftarak dhe 12 granata difensive. 

Armët e zjarrit dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim.

Në gjendje të lirë do të hetohet pronari i ndërtesës.

I.M/Shqiptarja.com